Puna ime është mes rrjetit dhe sigurisë. Pjesën më të madhe të ditës e kaloj duke ndjekur grafikët, alarmet dhe logjet, që të di nëse gjithçka po punon siç duhet.
Në TELKOS merrem me monitorimin e infrastrukturës së rrjetit, identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre para se të prekin përdoruesit. Aty kam mësuar të reagoj shpejt, t'i shënoj gjërat me kujdes dhe ta kuptoj rrjetin nga kablloja deri te shërbimi që merr klienti.
Në të njëjtën kohë studioj Siguri Kibernetike në AAB, ku mësoj kriptografi, siguri rrjeti dhe si analizohen e ndalohen sulmet. Kur kam kohë, ndërtoj projekte web si B4TS, Shprehu dhe proks.dev.
running-configTELKOS-NOC#
! profili: Benjamin Tahiri
hostname benjamin-tahiri
interface Work0/1
description NOC @ TELKOS L.L.C
status up / up
interface Edu0/2
description AAB · Siguri Kibernetike
year 3
interface Build0/3
description b4ts + shprehu.cc + proks.dev
status live
ip access-list mindset
permit curiosity any
permit learning any
deny downtime any log
end